26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykata Kushtetuese nuk do ta vlerësojë vendimin e parë të Pendarovskit për gjendje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese nuk do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit të parë të presidentit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në shtet, që është sjellë më 18 mars.

Gjykatësit kushtetues sot vlerësuan se nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit është e kotë pasi që ai nuk është më në fuqi, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme për të cilën bëhej fjalë ka përfunduar.

Presidenti Pendarovski më 16 prill solli vendim të ri për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për edhe 30 ditë.

Edhe për këtë vendim është shtruar nismë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë para Gjykatës Kushtetuese. shk/

Të fundit