27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Google prezanton syzet “e zgjuara” që përkthejnë gjuhët në kohë reale

CEO i Google, Sundar Pichai ka zbuluar prototipin e syzeve “inteligjente” gjatë ngjarjes vjetore të “I/O” të kompanisë. Syzet mund të shfaqin bisedat me titra në anglisht, kinezisht dhe spanjisht. Pra dikush që mban këto syze mund të jetë në gjendje që të kuptojë atë që thotë personi tjetër.

Këtë mund ta bëjë duke lexuar titrat që paraqiten përmes lenteve ndërsa personi flet. Nuk dihet se kur do të dalin në treg syzet e gjigandit teknologjik. Kompania filloi të përdorë syze inteligjente një dekadë më parë, por Google Glass nuk ishin tërheqës për shumicën e konsumatorëve.

Kjo për shkak të një lëshimi të kufizuar, çmimeve të larta fillestare dhe shqetësimeve të privatësisë. Në vitin 2020, ajo bleu North, e cila ishte një kompani e mbështetur nga Amazon që prodhonte syze inteligjente. Google prezantoi gjithashtu orën e tij të parë inteligjente, telefonat Pixel 6a dhe Pixel 7. /abcnews.al

Të fundit