26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

GOSTIVAR, MBAHET PANAIRI PËR PUNËSIM DHE KARRIERË

Në Qendrën e të rinjëve I CAN Gostivar sot filloi Panairi dy ditor regjional për punësim dhe karrierë. Qëllimi i panairit është drejtpërdrejtë i ndërlidhur me të rinjët e papunë në sektorin privat nga rajoni i Pollogut dhe plotësimi i pozicioneve të hapura në disa industri si dhe nxitja e diskutimit për modele adekuate për aktivizimin e të rinjve në tregun e punës.

Azir Aliu në cilësinë e koordinatorit të ICAN qendrës tha se në bashkëpunim me shumë kompani kanë punuar në trajnimin e kuadrove bashkërisht me kompanitë që ata më lehtë të gjejnë më lehtë punës.

Në hapjen e Panairit, në cilësinë e partnerit të këtij projekti mori pjesë rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, zëvendëskryeministri Fatmir Bytiqi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trnçevska, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përfaqësues të UNDP-së dhe mysafirë të tjerë.

“Universitetet janë ato që duhet t’i identifikojnë dhe tu paraprijnë problemeve me kohë, që politikbërësit të mund të ngrenë iniciativa, t’i ndërtojnë politikat e tyre. Ne, si universitet këtë e dëshmuam, duke hapur Qendrën e Karrierës, që në vitin 2005. Njëjtë, ne si ekspertë dhe si Universitet paralajmëruam, që në vitin 2015, për asimetrinë e tregut të punës. Universiteti e ka patur, e ka dhe vazhdon ta ketë brengë numër një” ikjen e trurit”, jo vetëm për studentët e vet, jo vetëm për programet formale që i ka brenda tij, por edhe nevojën e trajnimeve permanente, andaj falënderojmë shumë donatorët, Ambasadën e Zvicrës, UNDP dhe dy komunat e Pollogut, Tetovën dhe Gostivarin, për mbështetjen e hapjes së Qendrës iCane”, tha mes tjerash rektori Bexheti në diskutimin panel, që u organizua në kuadër të Panairit.

Poashtu përkrahje në këtë drejtim kanë dhënë edhe pushtetet lokale në Tetovë dhe universitetet.

Ministrja e Punës dhe Politikës sociale Jovanka Trençevska tha se  tha se qëllimi i qeverisë është që të krijojë sa më shumë masa për të rinjtë që ata të qëndrojnë në vend he të mos dalin jashtë vendit.

 “Rinia është ardhmëria jonë, dhe invstimi në rini është investim në të ardhmen tonë, prandaj edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale gjithnjë krijon politkka për përmirësimin e gjendjes së rinisë dhe me këtë duke krijuar mundësi që të kenë qasje më të lehtë në tregun e punës, tha Trençevska.

Kjo qendër vitin e kaluar  e mbyllim me mbi 60 aktivitete për të rinjtë.

 

Të fundit