26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

GULF OIL KËRKON NDRYSHIME TË RREGULLOREVE PËR DENDËSINË E DERIVATEVE TË NAFTËS

Komisioni Rregullator për Energjetik dhe shërbime të ujit ka bërë ndryshime në rregulloren për formimin e çmimeve për derivatet e naftës, konkretisht në pjesën e densitetit të derivateve të naftës, gjë që ndikon negativisht në punën e kompanive që merren me tregtinë e derivateve të naftës dhe karburantet e transportit.

Ndryshimet e shpeshta në standarde dhe punë destabilizojnë tregun e naftës dhe derivateve të naftës, që është në kundërshtim përpjekjet e kompanive të cilat përpiqen ta liberalizojnë dhe stabilizojnë atë plotësisht.

Ndryshimi i fundit në densitetin e ri të derivateve të naftës dhe karburanteve të transportit, të cilat janë baza për të gjitha detyrimet që vijnë nga shitja dhe transporti i karburanteve, po i detyron kompanitë e naftës të operojnë me humbje, veçanërisht në sektorin e shitjes me pakicë. U përmendën edhe shembuj të funksionimit të suksesshëm nga vendet e tjera të rajonit.

Ju bëjmë thirrje që të rishikohen vendimet e fundit dhe të sjellet një zgjidhje cilësore për bashkëpunim të ndërsjellë , sepse në fund dëmi më i madh do tu bëhet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Të fundit