26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hulumtim: Komunat nuk kanë zhvilluar praktika dhe mekanizma të veçantë për të parandaluar korrupsionin

Komunat në vend në përgjithësi nuk kanë zhvilluar praktika dhe mekanizma të veçantë për të parandaluar korrupsionin. Ndërgjegjësimi për korrupsionin dhe veçanërisht konfliktin e interesit është shumë i ulët. Përpjekjet për të parandaluar korrupsionin dhe konfliktin e interesit janë ende vetëm deklarative.

Këto janë disa nga gjetjet kryesore të një studimi / hartimit të politave, mekanizmave dhe praktikave për të luftuar korrupsionin komunal në Republikën e Maqedonisë të Veriut të zhvilluar si pjesë e projektit të financuar nga USAID “Reflektor mbi praktikat antikorrupsion në nivelin lokal” nga OJQ Infqendra. Ky studim i përfshiu të gjitha komunat, si dhe Qytetin e Shkupit. U parashtruan kërkesa për akses në informacionin publik të gjitha komunave dhe qytetit të Shkupit. Përgjigje dhe dokumenta parashtruan gjithsej 68 ose 84 për qind e numrit të përgjithshëm të komunave në vend.

Sipas gjetjeve të hulumtimit, ka komuna që as nuk e dinë që kanë miratuar dokumente antikorrupsion, si dhe komuna që kanë dhe praktikojnë rregulla të caktuara antikorrupsion, por nuk i njohin si të tilla.

“Përveç përpilimit, miratimit, futjes dhe zbatimit të politikave dhe mekanizmave specifikë antikorrupsion, duket se edukimi masiv në nivelin lokal është i nevojshëm për standardet etike, si dhe për njohjen, kontrollin dhe menaxhimin e konflikteve të interesit dhe parandalimin e korrupsionit”, citohet në kumtesën e OJQ-së Infoqendra.

Sipas tyre, rreth 70 për qind e komunave nuk kanë ndonjë dokument anti-korrupsioni dhe në shumicën e komunave që kanë miratuar një politikë antikorrupsion, këto dokumente janë më të vjetër se 6-12 vjet dhe nuk janë rishikuar.

Disa komuna në faqete tyre të internetit kanë publikuar dokumente antikorrupsioni, por janë përgjigjur se nuk kanë dokumenta të tillë. Në asnjë prej komunave që janë përgjigjur, nuk është paraqitur korrupsion, në dy vitet e fundit.

Hulumtim: Komunat nuk kanë zhvilluar praktika dhe mekanizma të veçantë për të parandaluar korrupsionin

Sipas anketës, vetëm katër komuna u përgjigjën se kishin një mekanizëm specifik për raportimin e korrupsionit dhe po kaq u përgjigjën se në dy vitet e fundit ka pasur raste të raportimit të konfliktit të interesit.

“ Vetëm 5 për qind e komunave kanë një akt për pranimin e denoncimeve nga sinjalizues dhe vetëm 7 për qind kanë caktuar një person i cili pranon këto denoncime, citojnë nga OJQ Infoqendër.

Vetëm një komunë deklaroi se në dy vitet e fundit ka realizuar trajnime për integritet ose parandalimin e korrupsionit për zyrtarët ose administratën. Disa komuna kanë miratuar strategji të menaxhimit të rrezikut që përmbajnë elemente dhe mekanizma të caktuar antikorrupsioni, por sipas përgjigjeve, ato nuk njihen si të tilla.

Sipas studimit, vetëm disa komuna i vendosin antikorrupsionin dhe integritetin si angazhime dhe qëllime kryesore strategjike, për shembull, Strumica, Velesi, Gazi Baba.

Në lidhje me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), në vitin 2019 shpesh ka shqyrtuar raste të parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit në nivelin lokal.

“Nga gjithsej 24 seanca, KSHPK-ja madje 22 seanca ka shqyrtuar denoncime, ankimime ose iniciativa në lidhje me kryetarët e komunave, anëtarët e këshillave komunalë ose punonjësit në komuna .KSHPK-ja hapi gjithsej 65 raste dhe refuzoi gjysmën e tyre për informata të pabazuara ose mungesë të dhënash. Madje një e treta e shkeljeve më të rënda për të cilat KSHPK-ja ka iniciuar nisma për fillimin e procedurës penale ose për të vendosur përgjegjësi në fushën e parandalimit të korrupsionit, aplikohen në nivelin lokal”, citohet në studim.

Në studim rekomandohen masa afatshkurtra, afatmesme si dhe afatgjata.

Teksti i plotë i studimit “Politikat dhe mekanizmat e antikorrupsionit në komuna” mund të gjenden në linkun e mëposhtëm: http://nvoinfocentar.mk/wp-content/uploads/2020/05/Analiza-na-antikorupciskite-politiki-na-lokalno-nivo_final.pdf. fab/

Të fundit