20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hulumtim: Në Maqedoni të Veriut ka mungesë prej 536 zjarrfikësve

Në 30 njësitë teritoriale të zjarrfikësve në vend, ka mungesë prej 536 zjarrfikës, që të ketë të punësuar mjaftueshëm aq sa është paraparë sipas minimumit ligjor, përcjell GazetaExpress.

Vetëm katër nga 30 njësi kanë më tepër se minimumi ligjor dhe atë një apo dy, derisa gjashtë njësi kanë aq sa minimumi i lejuar.

Ky hulumtim është bërë së fundmi nga Qendra për Komunikim civil.

Më tepër zjarrfikës, dhe atë mbi 200, i mungojnë vetëm Shkupit. Më pas vijojnë Tetova, ku mungojnë 65 zjarrfkës dhe Gostivari me mungesë prej 52 zjarrfikës më pak nga rregullorja e paraparë. Në Kumanovë mungojnë 49 zjarrfikës, në Manastir 32, në Prilep 26.

Kur bëhet fjalë për automjetet e zjarrfikësve, siç thuhet në raport, njësitë e zjarrfikësve kanë gjithsej 241 automjete. Këto automjete mesatarisht janë të vjetra rreth 28 vite, dhe 68% e tyre janë nga shekulli i kaluar. Për krahasim nga zjarrfikësit, një hulumtim i veturave të ministrive dhe komunave tregoi se veturat e tyre janë të vjetra vetëm 12 vite./GazetaExpress/

Besmir Lika

Të fundit