21/05/2022
24.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hulumtim: Nxënësit në shkollë shpesh janë viktima të dhunës fizike

Numrat nga hulumtimi të cilin e zbatoi Analitika tink tenk për dhunën në shkolla janë dërrmuese – 63 për qind e nxënësve theksojnë se dhuna shpesh ndodh, ndërsa vetëm 20 për qind kanë thënë se kjo ndodh rrallë.

Analitika tink tenk e zbatoi hulumtimin me 305 nxënës nga shkollat e mesme të Shkupit “Zdravko Cvetkovski”, “Zef Lush Marku” dhe “Shaip Jusuf” në kuadër të projektit të mbështetur nga Ambasada kanadeze “Promovimi i kulturës së paqes dhe parandalimit të dhunës si vlera themelore në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Në hulumtimin ishin përfshirë nxënës nga shkollat e mesme të cilët janë me përbërje të përzier etnike, nga bashkësi të ndryshme etnike, të cilët edhe krahas asaj që arsimohen bashkë, me vetë dëshirë të marrin pjesë në pyetësor demonstrojnë dëshirë se duan të jenë të përfshirë në zgjidhjen e problemit, e ajo është sjellja e dhunshme te fëmijët dhe parandalimi i saj”, deklaroi për MIA-n, Bojana Mijoviq Hristovska nga Analitika Tink Tenk.

Ajo shtoi se vetëm pesë për qind e nxënësve kanë thënë se nuk ishin dëshmitarë të dhunës.

“Ajo që është shumë e rëndësishme është se 70 për qind e nxënësve theksojnë se edhe krahas asaj që ishin dëshmitarë të dhunës nuk e kanë denoncuar për shkaqe të shumta në mesin e të cilave më e rëndësishme është ajo që nuk e dinë se te kush ta denoncojnë dhe frika se nëse denoncojnë do të jenë viktima e ardhshme e dhunës”, thekson Hristovska.

Gjithashtu, 83 për qind e nxënësve kanë theksuar se vajzat janë më shumë viktima të dhunës në bazë gjinore.

Nxënësit theksojnë se më e pranishme është dhuna fizike, gjegjësisht 60 për qind tregojnë se nga ofendimet e thjeshta kjo rritet në dhunë fizike, përderisa 40 për qind kanë theksuar se ballafaqohen me dhunë psikike dhe kibernetike. Shkaqet se pse ndodh , tha ajo, nevojiten hulumtime të tilla të cilat do t’iu japin informacione mësimdhënësve dhe shërbimeve profesionale – shërbimi pedagogic -psikologjik, si të veprojnë, si të njohin dhe cilat mjete t’i përdorin, sepse jo çdo shumë kërkon masa të njëjta për adresimin e së njëjtës.

Këtë, shtoi ajo, e konfirmojnë edhe mësimdhënësit me atë që theksojnë se prindërit janë më shumë të shqetësuar për suksesin e fëmijëve se sa për klimën pozitive në shkollë.

Sipas saj, kur fëmijët në mënyrë aktive janë të përfshirë dhe shihen në fakt me sytë e të tjerëve, ka efekt shumë më të madh dhe dëshira për fitimin e aftësive plotësuese është më e madhe te ata.

Rekomandimet e tyre janë përfshirje aktive e kuadrit mësimor, sensibilizim të nxënësve, gjegjësisht përfshirje aktive në rregulloret të cilat i sjell shkolla me atë që detyrohen nxënësit e njëjtë t’i respektojnë ato rregullore – kodin e sjelljes, të marrin pjesë në punëtori, e jo vetëm ligjërata të thata për atë se çka është dhuna dhe si të parandalohet, aktivisht të ndodhin simulime të rasteve ku ndodh dhuna që të shohin ata vetë se si duhet të veprojnë dhe pse nuk duhet të ndodhë diçka. Pastaj, shërbimet profesionale gjithashtu duhet të përfshihen në mënyrë aktive, ndërsa gjithsesi edhe animim më i madh i prindërve.

Të fundit