Lajmi i Ditës Maqedoni

Humbi jetën një motoçiklist në Gjevgjeli pas përplasjes me traktor

Para rreth tre orëve në një aksident rrugor në rrugën “Josif Josifovski” në Gjevgjeli jetën e ka humbur Z.P. (73) nga Gjevgjelia.

Në momentin e aksidentit, tani më i ndjeri ka drejtuar me motoçikletë me të cilën, sipas dëshmitarëve okularë, nga rruga anësore ka dalë në rrugën “Jopsif Josifovski” pikërisht kur në atë vend po kalonte një traktor me të cilin drejtpërdrejtë është përplasur dhe e ka humbur jetën.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga policia rrugore dhe prokurori publik nga Gjykata themelore në Gjevgjeli. im/fb/

Related posts

Mustafa e ka vlerësuar si skandaloz dhe brutal mesazhin e BDI-së

Televizioni Koha

Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të sjellë vendim për Janevën

Televizioni Koha

Thirje të shumta ardhëse nga numra të paidentifikuar nga jashtë

Televizioni Koha

Leave a Comment