Ilaçi më i mirë i dimrit nga dy përbërës: Shëroni inflamacionin e fytit, kollën dhe problemet me stomakun! – Tv Koha
Shendetësi

Ilaçi më i mirë i dimrit nga dy përbërës: Shëroni inflamacionin e fytit, kollën dhe problemet me stomakun!

Ju mundojnë kolli kronik dhe bronkiti? Provoni këtë përzierje, do të jeni të kënaqur me rezultatet!

Falë cilësive të fuqishme të mjaltit dhe bananes, do të shëroni inflamacionin e dhembshëm të fytit, kollën, madje edhe problemet me stomakun.

Përbërësit:

– 400 ml ujë të vluar,
– 2 banane të madhësisë mesatare me pikla të zeza,
– 2 lugë të vogla mjaltë

Përgatitja:

Më parë qëroni bananet dhe shtypni me pirun apo me lugë. Është mirë që t’i shtypni me lugë druri, sepse luga e metalit do t’i japë ngjyrë të errët.

Pastaj bananet qitni në tenxhere dhe shtoni ujin e vluar. Lërini që të shkrihen afro gjysmë ore.

Kur përbërja të ftohet, shtoni mjaltin. Është me rëndësi që mjaltin ta shtoni në fund, sepse, nëse e përzieni me ujin e vluar, do të humbë cilësitë shëruese.

Përdorimi:

100 mililitra të kësaj pijeje pini katër herë në ditë.

Sasia e përbërësve nga receta është e mjaftueshme për një ditë, ndërkaq në mëngjes bëjeni sasinë e re.

Related posts

Kripa ka një mijë virtyte, thjesht mos hidhni shumë në pjatë | FOTO

Televizioni Koha

Rrudhat para kohe? Ja pse dalin ato | FOTO

Televizioni Koha

Mënyrat e Shëndetshme Për Të Pirë Ujë Me Limon

Televizioni Koha

Leave a Comment