26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Iniciativa MëMirëPërTetovën : Në takim me banorët e Lisecit dëgjuam hallet e përbashkëta të tyre

Në takim me banorët e Lisecit dëgjuam hallet e përbashkëta të tyre. Edhe pse problemet me të cilat ballafaqohen ata janë të ndryshme, në këtë takim ata i veçuan këto probleme:
1. Shpërngulja masive e të rinjëve jashtë, për shkak të mospasjes së ofertës për punë.
2. Shkolla me kushte elementare për nxënësit – nxemja gjatë dimrit ende bëhet me dru dhe me koftorë të vjetër, ndërsa dyshemeja është me dërrasa të thjeshta.
3. Ndërprerja e prerjes sistematike të drujve në Parkun Nacional.
4. Një ndër rrugët më të shkatërruara në malësinë e Tetovës është rruga që lidh fshatin me rrugën rajonale.
5. Përcaktimi i vendeve të posaçme për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve në qendrën turistike të Kodrës së Diellit dhe në rrethinë për:
– dhënien me qira të pajisjeve rekreative dimërore
– shitjen e produkteve bio në vende specifike në këtë rajon
6. Anashkalimi i punësimit të popullatës lokale në institucionet që veprojnë në atarin e fshatit (Elem tours – Kodër e diellit, Ndërmarrja për menaxhimin e pyjeve, Ndërmarrja për menaxhimin e kullotave, Parku Nacional (në krijim)).
? Aktivistët e Më mirë për Tetovën rregullisht zhvillojnë takime me qytetarë në Tetovë dhe rrethinë, për të dëgjuar brengat e tyre, dhe për t’i artikuluar ata mbrenda Këshillit Komunal. Këshiltarët komunal kanë për obligim t’i mbrojnë interesat e qytetarëve!

Të fundit