26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Instituti Robert Koch: Çdo infeksion i organeve të frymëmarrjes patjetër të testohet

Numri i infektimeve të reja nga koronavirusi duhet të zvogëlohet në disa qindra në ditë që të mund të mendohet për masat e mëtutjeshme zbutëse, paralajmëroi zëvendësshefi i Institutit gjerman “Robert Koh”, Lars Shade, duke shtuar se tani e tutje çdo infeksion i organeve të frymëmarrjes duhet të testohet për koronavirus.

Ai në një konferencë për shtyp theksoi në ditët e fundit në Gjermani janë regjistruar rreth 2,000 infeksione të reja, ndërsa numri i njerëzve të shëruar ka arritur tashmë në 106.800.

Shade theksoi se në disa vende evropiane, si në Itali, Francë dhe Spanjë, vdekshmëria është akoma shumë e lartë, duke shpjeguar se ky nuk është rast në Gjermani, ku shkalla e vdekshmërisë është rritur vetëm në krahinat Hesen dhe Berlin.

“Pas suksesit të masave të ndërmarra, ato tani vendosen në pyetje. Fakti që Gjermania, në krahasim me të tjerët, e kaloi pandeminë relativisht mirë është falë masave. Nëse përsëri kemi një kontakt shumë të ngushtë midis njerëzve, atëherë do të ketë më shumë infeksione”, vlerësoi Shade duke shtuar se nuk duhet të bëhet lehtësim drastik i masave.

Ai i bëri thirrje popullatës që të vazhdojnë t’u përmbahen masave duke theksuar se me këtë po ndihmojnë mbajtjen e virusit nën kontroll.

“Tani e tutje, çdo infeksion i organeve të frymëmarrjes, pavarësisht nga pesha e tepërt, duhet të testohet,” tha Shade, duke shpjeguar se tani ishte e rëndësishme të njihet infeksioni Kovid-19 shumë më herët.

I pyetur nëse koronavirusi do të tërhiqej gjatë verës, Shade tha se ende nuk ekzistojnë informata të sigurta për të, pasi ka raste të Kovid-19 në hemisferën jugore dhe në vendet ku temperaturat janë të larta. ls/fab

Të fundit