Lajmi i Ditës Maqedoni

Ish-ambasadori evropian shuan shpresat e Shkupit për datën për fillimin e negociatave

Ish-ambasadori evropian në Shkup, Ervan Fuere ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut para muajit korrik të 2020 nuk mund të presë datë nga BE për fillimin e negociatave për anëtarësim. Fuere në intervistën për TV24 i pyetur se kur mund të pritet data për fillimin e negociatave për anëtarësim, ai ka nënvizuar se tajmingu është problem, përcjell INA. “Pjesa e dytë e zgjedhjeve lokale në Francë është nga mesi i marsit të 2020, apo vetëm disa ditë para mbledhjes së Këshillit Evropian. Vlerësojë se shansi më i mirë është në korrik pas Samitit të Zagrebit që është caktuar për 6 prill”, ka paralajmëruar Fuere, me këtë duke shuar shpresat e qeverisë se së shpejti do të ketë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. (INA)

Related posts

Rusia i bën thirrje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i bashkohen Unionit të Euroazisë

Televizioni Koha

Premtoi depolitizimin e arsimit e nga ana tjetër shkollat i shndërroi në parlamente pa opozitë;

Televizioni Koha

Përfundon në koma nga…kremi i rrudhave

Televizioni Koha

Leave a Comment