26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

ISHT paralajmëroi asgjësim të konkurrencës jolojale nga tregtarët e paregjistruar

Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) paralajmëroi aktivitete për asgjësimin e konkurrencës nga tregtarët e paregjistruar. Me kontrollet do të përfshihen të gjithë tregtarët dhe nëse nuk kanë veprimtari të paregjistruar përveç dënimeve të caktuara do t’u merren prodhimet.

Nga ISHT kumtuan se nga mbikëqyrjet e kryera inspektuese në bazë të vendimeve të Qeverisë të cilat kanë të bëjnë me frutat dhe perimet, janë hasur numër më i madh i tregtarëve të paregjistruar. Me qëllim që të asgj[sohet konkurrenca jolojale e shkaktuar nga tregtarët e paregjistruar, Inspektorati shtetëror i tregut në periudhën në vijim do të kryejë edhe mbikëqyrje për konstatim të veprimtarisë së paregjistruar në bazë të Ligjit për tregti. Përveç tek ata të cilët shesin fruta dhe perime, mbikëqyrje do të bëhen edhe tek të gjithë tregtarët e tjerë, për të gjitha prodhimet në tërë territorin e RMV-së. Në rast se haset ndonjë ttregtar i paregjistruar, përveç dënimit të shqiptuar, do të pasojë edhe marrja e plotë e prodhimeve të cilat i shet, kumtoi ISHT.

U bën thirrje atyre të cilëve kryejnë veprimtari të paregjistruar, në afat sa më të shpejtë të bëjnë regjistirmin, gjë e cila tregon se është shumë i thjeshtë dhe nuk do t’u marrë më shumë se dy ditë.

“Nëse lëmë hapësirë të zgjerohet konkurrenca jolojale të cilën e krijojnë tregtarë të paregjistruar, ashtu edhe praktikat jo të ndershme tregtare do të reflektohen ndaj tregtarëve të regjistruar të cilët i përmbushin obligimet ndaj shtetit, me çka sistemi do të fshehë, ndërkaq kjo nuk është në dibi të askujt. I inkurajojmë qytetarët nëse vërejnë apo tashmë njohin tregtarë të paregjistruar, stërshitës dhe shitore, menjëherë të paraqesin në inspektoratin shtetëror”, porosisin nga Inspektorati shtetëror i tregut.

Të fundit