24/02/2024
11.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kalisht, banorët ankohen për rrugën

Kjo është rruga e fshatit malor Kalisht të komunës së Vrapçishtit, e cila së fundmi, është kthyer në rrezik për banorët. Shkak për këtë rrezik apo ngricat që paraqiten në rrugë është pikërisht ky rezervuar uji i fshatit Negotinë, teprica e të cilit del në rrugë dhe shkakton ngrica, duke bërë kështu që të ketë shumë aksidente shkaku pjertësisë së rrugës dhe edhe rrugës së ngushtë që shpie në fshatin Kalisht.

Banorët ankohen se komuna nuk merr masa edhe përkundër alarmeve të shumta dhe aksidenteve që ndodhin. Kërkojnë intervenim urgjent të komunës, ose në të kundërtën, paralajmërojnë protesta para komunës.

“Ja siç e shihni dje këtu kishte shumë ngrica. Diku kah ora tetë duke shkuar për në punë tek kjo kthesa e deri në hyrje të Negotinës ishte e gjitha akull dhe rrëshqita me makinë afër 200 metra. E kemi paraqitur në komunë edhe unë, edhe fshati e ka paraqitur, dhe inspektorët thonë se kanë dalë me policinë por kot. Ky rezervuar i ujit këtu ka daljen e tepricës së ujit ku shihet tubacioni dhe dyshohet që mund të jetë i plasur, por ka edhe ca shtëpi që marrin ujë këtu. Kjo gjendje nuk është disa muaj por disa vite radhazi. Të njëjtët probleme i kemi gati shtatë apo tetë vite. Gjithnjë kemi rrezik nga ngrica dhe aksidente me makina. Në fshat po diskutohet edhe organizimi i protestave edhe për ngricat edhe për rrugën”, tha një banor.

“Gjithynjë në rrezik jemi nga uji, gjithnjë. Se di a e kanë lajmëruar këta se nuk rri këtu unë. Rruga duhet të rregullohet, e patë edhe vet si është rruga”, theksoi një banor tjetër.

“Si të ju them, nga i ftohti është, ujërat rrjedhin na ngrin rruga dhe bëhet akull dhe më slëvizim dot me makina për të zbritur poshtë. kur kemi punë patejtër të zbresim poshtë se kemi nevoja, jam me sëmundje ose kam punë në Gostivar apo këtu patjetër të lëvizim”, shtoi një tjetër banor.

Kërkuam qëndrim edhe nga komuna e Vrapçishtit, por pa përgjigje. Ndryshe, fshati Kalisht i komunës së Vrapçishtit, nuk e ka vetëm problemin e ujëra që dalin në rrugë, por edhe rruga tejet e dëmtuar dhe pa kanalizim atmosferik. Edhe kjo rrugë që e shihni që është asfaltuar, dy dekada më parë, është bërë nga vetë banorët, duke shitur edhe pronat e tyre private që të bëjnë asfaltimin e rrugës së fshatit të tyre. Ankohen nga komuna se asnjëherë në këtë fshat nuk ka bërë asnjë investim.

Të fundit