26/04/2024
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Karantinë për Kumanovën dhe zhvendosje e refugjatëve nga Tabanoci, kërkon nga qeveria Shtabi i krizës në Kumanovë

Shtabi komunal i krizës në Kumanovë do të kërkojë nga Komisioni për Sëmundje Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë t’i testojë të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe të gjithë punonjësit në SPB dhe (Njësia e zjarrfikësve) Kumanovë dhe të vazhdojë testimin e vazhdueshëm të qytetarëve në territorin e Komunës së Kumanovës. Kjo është një pjesë e konkluzioneve, rekomandimeve dhe masave të miratuara nga Shtabi në seancën e sotme.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrë një vendim urgjent për ta vendosur Kumanovën në karantinë të plotë. Ne kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrë një vendim për zhvendosjen e 81 refugjatëve nga QTP -Tabanoc, të cilët kanë qenë në kamp për më shumë se njëzet ditë”, thuhet në kumtesën e Shtabit komunal të krizave.

Shtabi e ka detyruar NP “Pastërti dhe gjelbërim”- Kumanovë që të vazhdojë me dezinfektimin e vazhdueshëm të ndërtesave të banimit për banim kolektiv dhe të hapësirave publike.

Prej atje bëjnë thirrje për qytetarët që ta respektojnë orën policore dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’i zvogëlojnë daljet e tyre dhe ta minimizojnë braktisjen e shtëpive të tyre. ls/fab

Të fundit