26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Nesër shkollat të vazhdojnë me procesin arsimor

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencë për shtyp tha se stacionet matëse të cilësisë së ajrit nuk tregojnë se ka rrezik nga tymi që po del si pasojë e zjarrit nga fabrika në Tetovë, përcjell TV21.

“Instrumentet të cilat matin, apo Stacioni matës i ndotjes është aktiv, pas intervenimeve që janë bërë. Sipas informatave, indikatorët të cilët i kemi marrë nga stacioni për matje të ndotjes, gjitha parametrat janë në kuadër të asaj që është e lejuar, nuk ka rrezik për ndotje, që mund të paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, tha Kasami.

Ai bëri thirrje që nxënësit nesër të kthehen në shkolla, dhe të vazhdojnë mësimin pasi nuk ka rrezik.

“Më lejoni që të bëj ftesë për të gjithë shkollat fillore dhe të mesme që nga dita e nesërme të vazhdojnë me procesin arsimor”, tha Kasami.

Të fundit