Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar Ziadin Selën për rizgjedhjen e tij në krye të Aleancës për Shqiptarët (ASH).
Kasami këtë e ka përcjell përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA, shpreh urimet më të përzemërta në rizgjedhjen e Ziadin Selës për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, duke besuar dhe shpresuar se ky kongres do shërbejë për arritjen e një qëllimi të përbashkët si forca opozitare, atë të ndryshimit të Qeverisë aktuale. Suksese udhëheqësisë së re të ASH-së!”, ka nënvizuar Kasami. (INA)