05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Votoni numrin 3 për të sjellur elitë të re politike në pushtet

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa dhe bartës i listës së koalicionit “Mundemi” në NjZ 6, sonte bëri paraqitje në tubimin në vendbanimin e Mehallë e Re në Gostivar dhe në fshatin Zdunjë. Duke iu drejtuar kolegëve të partisë së tij në Gostivar, Kasami tha se zgjedhjet ishin të rëndësishme sepse, siç theksoi ai, “do të hiqet nga pushteti partia politike që ka bërë keqpërdorime të mëdha vitet e fundit”.

“Ne duam të dërgojmë mesazhin se është koha që BDI të përfundojë përfundimisht në opozitë. Kjo për faktin se për më shumë se 18 vjet ata kanë arritur të abuzojnë me pozitat e shtetit për interesin e tyre personal, në pasurimin e tyre personal dhe të anëtarëve të familjeve të tyre. Kështu që tani ju keni mundësinë, duke votuar për numrin ‘3’, do të votoni për Lëvizjen Besa dhe për koalicionin ‘Mundemi’ dhe të sillni në pushtet elitë të re të politikanëve të cilët do të kujdesen për interesat tuaja, të kujdesen për ju mbi të gjitha për shëndetin tuaj, për të ardhmen tuaj të mirë. Ne garantojmë se mund të kujdesemi për ekonominë dhe interesat tuaja”, tha Kasami.

Kandidatët për deputetë Fadil Zendeli, Abdush Demiri, Florie Sinani dhe shefi i Shtabit Zgjedhor Xhevair Miftari, gjithashtu folën në tubimin në vendbanimet në fjalë e cila u zhvillua sipas protokolleve të përcaktuara për mbrojtje kundër përhapjes së virusit të koronës.Tetova sot

Të fundit