26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këndet e lojërave, institucionet për edukim, objektet për ahengje kërkojnë sjellje urgjente të protokolleve dhe ndihmës financiare

Këndet e lojërave, institucionet private për edukim dhe kujdes të fëmijëve, objektet për dasma, ditëlindje, si dhe ahengje tjera familjare, të cilat janë mbyllur me dekretin qeveritar për shkak të Kovid-19 dhe tashmë gjashtë muaj nuk realizojnë kurrfarë të ardhura, presin Qeveria e re urgjentisht ta zgjidh problemin e tyre financiar, në të kundërtën paralajmërohen protesta.

“Bëhet fjalë për mbi 1000 subjekte, të cilat janë para dështimit dhe në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Ndërmarrjet e këtyre veprimtarive kërkojnë protokolle urgjente për fillim me punë dhe nëse vendoset detyrimisht të mbesin të mbyllura, të sillen masa për mbështetje financiare me të cilat do ta mbijetojnë krizën. Këto sektore janë detyrimisht të mbyllura, nuk kanë kurrfarë të ardhura edhe pse ende u gjenerohen shpenzimet për pagë, qiratë dhe kostot tjera, për to tashmë me muaj nuk ka kurrfarë mbështetje financiare”, potencojnë nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Prej atje theksojnë se vazhdimisht dorëzohen kërkesa të shkruara për propozime të mbajtura deri te institucionet kompetente, si dhe protokolle për punë sipas atyre nga vendet e rajonit dhe më gjërë, ku këtyre veprimtarive prej para disa muajve u është mundësuar të punojnë.

Nëse konfirmohet se nuk ka mundësi për kryerje të veprimtarisë, operatorët ekonomik kërkojnë të sillet pako ekonomike prej gjashtë masave për ndihmë financiare.

Ato gjashtë masa janë: subvencione për paga për të gjithë muajt e deritanishëm dhe të ardhshëm derisa janë të detyruar t’i mbajnë objektet e mbyllura, në vlerë të bruto pagës minimale, anulim i obligimeve për pagesë ndaj ndërmarrjeve të cilat kryejnë veprimtari komunale deri në fund të vitit, si dhe lirim nga obligimet për parapagesë të tatimit të fimit dhe tatimit personal të të ardhurave. Pastaj, si kërkesë e katërt është cituar lirimi nga pagesa e tatimit të pronës ndaj komunave dhe Qytetit të Shkupit për muajt në të cilët detyrimisht nuk e kryejnë veprimtarinë, moratoriumi i pestë me riprogram për obligimet kredituese ndaj bankave deri në fund të vitit dhe ndihmë të njëfishtë në para për të gjitha objektet në bazë të kritereve të përcaktuara paraprake dhe parametrave të themeluar në të ardhurat vjetore dhe tatimet e paguara viteve të fundit.

“Me formimin e Qeverisë së re, ndërmarrjet e këtyre veprimtarive presin në afatin e mundshëm më të shkurtër të zgjidhet gjendja momentale, në të kundërtën revoltën e tyre do ta shprehin me protestë. Të mbyllen detyrimisht me muaj pa kushte me të cilat do të mund ta përballojnë krizën është jonjerëzore dhe ndihma ose zhbllokimi janë dalja e vetme nga kriza”, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë. sa/

Të fundit