29/06/2022
22.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilli i Apelit e hodhi poshtë ankesën, Jovo Vangellovski edhe zyrtarisht shkarkohet

Këshilli i Apelit në Gjykatën Supreme e ka refuzuar ankesën e ish kryetarit të saj, Jovo Vangellovski, pasi ka vlerësuar se është e pabazë dhe me këtë e ka konfirmuar vendimin e Këshillit Gjyqësor. Me këtë vendim, Vangellovski edhe zyrtarisht është shkarkuar nga detyra, transmeton Shenja.

“Këshilli i Apelit në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në seacën e djeshme diskutoi ankesën e paraqitur nga ish-kryetari –gjyqtari Jovo Vangellovski i parashtruar kundër vendimit të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut nr.08-11 /30 të datës 23.09.2019 për largim të përkohshëm nga ushtrimi i detyrës së Gjykatësit dhe detyrës Kryetar i Gjykatës”.

“Në të njejtën seancë Këshilli i Apelit mori vendim që të rrëzonte ankesën e Vangellovskit si të pabazë dhe vërtetot vendimin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut Nr. 08-11 / 30 të 23.09.2019”, thuhet në kumtesën e publikuar nga Gjykata Supreme. /SHENJA/

Të fundit