26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këtë fundjavë do të merret vendimi për pakon e katërt të masave, fokusi është në mbështetjen e ekonomisë dhe qytetarëve

Debati për masat në pakon e katërt për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve po mbyllet. Dje duhej të ishte takimi final mes odave ekonomike të ministrave nga dikasteri i Ekonomisë, ndërsa sot zëvendëskryeministri për çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska me Këshillin Ekonomik-Social. Vendimin, për masat të cilat do t’i përmbajë pakoja e katërt, Qeveria duhet ta miratojë nesër në mbledhje dhe t’ia kumtojë publikut.

Masat siç paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev kanë të bëjnë me periudhën deri në fund të këtij muaji, gjegjësisht për tetor, nëntor dhe dhjetor.

“Besoj se do të përfshijmë masa për tre muajt e vitit dhe se kemi hapësirë deri më 15 tetor t’i miratojë Parlamenti, potencoi Zaevi dhe sqaroi se një pjesë e tyre do të zbatohen me vendim të Qeverisë, për një pjesë duhet vendim nga Parlamenti, por se pret edhe në Kuvend të kalojnë deri më 15 tetor.

Vlerësimi i tij është se buxheti është në kondicion dhe se Qeveria për momentin është e përqendruar kah mbështetja e ekonomisë, vendet e punës dhe qytetarët më të varfër, sepse, siç tha, vetëm ashtu mund të presim të ardhura në buxhet, me ruajtjen e vendeve të punës.

Deri më tani masat janë paraparë deri në fund të vitit, ndërsa për të reja, paralajmëroi, se do të bisedohet në dhjetor.

“Jemi racional në vendime. Nuk guxojmë të sjellim vendime prej tani e deri në mars. Sjellim vendime në kuadër të një viti buxhetor. Sipas gjitha gjasave do të zhvillojmë pako të ardhshme prej janarit deri në mars, prill, maj deri kur do të jenë parashikimet”, tha Zaevi.

Nga LSDM-ja, dje, gjithashtu, theksuan se po përgatitet pakoja e masave antikrizë për qytetarët dhe kompanitë.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, në javët e para që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, reagoi menjëherë me masa thelbësore dhe politika për të zbutur efektet negative në ekonomi. Si pjesë e masave për ndihmë për ekonominë, me linjën e kredisë pa interes KOVID-1, përmes Bankës së Zhvillimit, burime të reja financiare prej 5 milionë eurosh janë injektuar në ekonomi për 737 kompani, të cilat punësojnë mbi 6.509 njerëz nga sektorët më të prekur: turizmi, hotelieria dhe transporti i udhëtarëve, të cilët ishin të parët që u goditën nga kriza”, bënë të ditur nga LSDM-ja.

Ata shtojnë se Banka e Zhvillimit vendosi gjithashtu një linjë krediti KOVID-2 në vlerë prej 8 milionë euro, të cilat u aprovuan për 639 ndërmarrje vendase në të cilat punojnë 11.325 persona.

“Me dy linjat e kreditit, përmes një procesi të hapur, gjithëpërfshirës, ​​mbështetën mbi 1.300 kompani vendase, shumica e tyre mikro ndërmarrje, të cilat punësojnë deri në 10 persona”, theksojnë nga LSDM-ja prej ku potencojnë se mbështetja për ekonominë nuk ndalon këtu.

Sipas VMRO-DPMNE-së pushteti nuk ka strategji të përballte me pasojat ekonomike nga kriza ekonomike.

“Ajo që ekonomia ra për 12,7% për vetëm tre muaj, ajo që mbi 40 mijë persona mbetën pa punë, ajo që pushteti krijoi borxh të ri prej një miliard, nuk mjafton që të heqin dorë nga politikat e saj, vlerësojnë nga kjo parti opozitare, prej ku theksojnë se kanë tre muaj kaluan që prej kur u mbajtën zgjedhjet, ndërsa pushteti ende nuk ka ofruar pakon e katërt të masave për ekonominë. fc/

Të fundit