26/05/2022
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këtë javë do të vazhdojnë bisedimet për çështjet e paketës politike me Bullgarinë, të premten fluturimi i parë Sofje-Shkup

Këtë javë, më 10 ose 11 shkurt, dy Ministritë e jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria, në Sofje do të vazhdojnë bisedimet në nivel ekspertësh për një paketë çështjesh politike në përpjekje për të kapërcyer mosmarrëveshjet mes dy vendeve. Takimet e grupeve të punës, të cilat u formuan në seancën e përbashkët ndërqeveritare të mbajtur në Sofje më 25 janar, do të vazhdojnë me ritmin e paralajmëruar – katër herë në muaj, delegacionet e të dy vendeve do të takohen për të diskutuar çështjet e infrastrukturës, arsimit, kulturës, eurointegrimeve, historinë dhe tema të tjera, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi ministri i jashtëm Bujar Osmani të shtunën në një brifing me gazetar, negociatat vazhdojnë përmes komisioneve, ku në datën 10 do të mbahet takimi i Grupit punues për infrastrukturë, më 14 të Grupit punues për integrime evropiane, më pas më 21-shin Grupi për arsimin dhe më 28 shkurt, mbledhje e Komisionit të përbashkët për çështjet historike, kështu që, tha ai, katë herë do të diskutojnë për të ardhmen, kurse një herë për historinë.

Shefi i diplomacisë vlerësoi se procesi i punës së komisionit është i lidhur edhe ambientin e përgjithshëm politik midis shteteve, dhe se pritshmëritë janë që duke rikthyer besimin mes dy vendeve do të inkurajohen të hyjnë në proces dhe sipas metodologjive shkencore të arrihet një narrativë e përbashkët.

Bashkëkryetari i Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore Dragi Gjorgiev, dje në një intervistë për REL, i pyetur për takimin me Angel Dimitrov në Sofje, tha se “entuziazmi i ri është më shumë për shkak të dinamikës së punës së Komisionit”.

Sa i përket vijave të kuqe, Gjorgiev tha se ekzistojnë vija të kuqe akademike në punën e Komisionit dhe se e dinë saktësisht se ku mund të shkojnë në lidhje me atë që është përcaktuar deri më tani, ku duhet të ndalohet dhe për çfarë duhet të debatohet, përderisa deklaratat e miratuara nga të dyja kuvendet vetëm sa e dëmtuan më tej punën e Komisionit.

Për atë nëse kolegët bullgarë nga Komisioni insistojnë se historia e përbashkët nënkupton se maqedonasit kanë qenë bullgarë deri në vitin 1945, Gjorgiev thotë se për këtë kanë pasur konflikt dhe se ai term është përdorur në Marrëveshje në nenin që flet për komisionin histori dhe nuk është definuar se nënkuptohet me atë sintagmë histori e përbashkët.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, ndërkohë, të premten informoi se delegacioni maqedonas dhe bullgar nga ministritë resore për transport dhe tur-operatori nga të dy vedet do të jeë udhëtar të fluturimit të parë që duhet të realizohet më 11 të këtij viti, muaji i relacionit Sofje-Shkup. Kompania “Gulliver” është e interesuar për realizimin e fluturimit dhe në këtë linjë pritet të ketë fluturime të rregullta muajt e ardhshëm.

“Pres që në takimin në Shkup më 11 shkurt tur-operatorët të cilët kanë të dhëna më të mira lidhur me të gjithë këto procedura dhe mundësitë të cilat do të ofrohen nga ana e tyre me siguri mundësia është në fillim, gjegjësisht gjatë marsit të hapet kjo linjë e rregullt ajrore. Por megjithatë, sërish do të them, pres që kjo të dalë nga ana e tur-operatorëve me përvojë, profesionistë nga të dy vendet, të cilët do t’i japin mundësitë dhe të japin propozimet e tyre, se ku është më e nevojshme të operohet kjo linjë ajrore përveç relacionit Shkup – Sofje dhe duke u nisur nga këto informata gjithsesi se do të sjellim vendim që do të jetë në interes të qytetarëve”, tha Boçvarski.

Javën e kaluar, me takimin e Grupit punues për ekonomi, tregti dhe inovacion të përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të mbajtur në Shkup, filloi aplikimi praktik i qasjes së re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, të paralajmëruar nga kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov.

Të dy qeveritë kanë ngritur katër grupe pune – për ekonomi, tregti dhe inovacion, për infrastruktur, transport dhe lidhje, për integrimin evropian dhe politikat e gjelbra dhe për kulturë, shkencë dhe arsim. Çështjet historike do të shqyrtohen nga Komisioni i përbashkët tashmë ekzistues maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore.

Është planifikuar që çdo të diel mbajë mbledhje njëri prej këtyre grupeve, të cilat secili në sferën e tij do të duhet të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Të fundit