Kocijançiq: Po punohet për një marrëveshje të zbatueshme dhe reale mes Prishtinës dhe Beogradit – Tv Koha
Rajon

Kocijançiq: Po punohet për një marrëveshje të zbatueshme dhe reale mes Prishtinës dhe Beogradit

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq tha se fokusi i punës së BE-së është për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që do të sillte një zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës.

E pyetur për deklaratën e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili tha se “delimitimit është propozim zyrtar i Beogradit në bisedimet me Prishtinën”, Kocijançiq tha për mediat serbe se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë “e aplikueshme, e qëndrueshme dhe reale”.

“Rrjedhimisht po punohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim gjithëpërfshirës që do të sillte një zgjidhje të qëndrueshme për çështje të hapura, të zbatueshme dhe të qëndrueshme, bazuar në pëlqim të dyanshëm, dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të BE-së, dhe të pranueshme për vendet anëtare”, ka thënë Kocijançiq.

Ajo përsëriti se një marrëveshje gjithëpërfshirëse është “urgjente dhe thelbësore” për përparimin e Serbisë dhe Kosovës në BE dhe stabilitetin e paqen në rajon.

Related posts

Tërmeti godet Shqipërinë/ Haradinaj mbledhje të jashtëzakonshme, jep 500 mijë euro për të lënduarit

Televizioni Koha

Pse Italia? Faktorë që e shkaktuan katastrofën me koronavirusin e ri

Televizioni Koha

A e rrezikon përdorimi i parasë përhapjen e koronavirusit?! Përgjigjja zyrtare

Televizioni Koha

Leave a Comment