26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Gostivarit do të alokojë 150.000 denarë për OK të Kryqit të Kuq

Pushteti vendor do të ndajë 150.000 denarë për nevojat e organizatës komunale të Kryqit të Kuq. Vendimin e komunikoi kryetari Arben Taravari dhe paralajmëroi se pagesa do të bëhet sot.

“Në kontaktet e deritanishme nga ne u kërkua të ndihmonim me 150.000 denarë, por për shkak të llogarisë së bllokuar nuk mundëm ta bënim. Me zhbllokimin e morëm atë mundësi. Fatkeqësisht, nuk na kanë ngelur shumë para dhe bëmë përpjekje për të siguruar një shumë të caktuar. Si kryetar komune kam autorizimin të paguaj 150.000 denarë dhe këtë do ta bëj që sot, kështu që shpresoj që paratë do t’i marrin nesër”, tha Taravari pas mbledhjes të shtabit të krizës.

Ai shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e institucioneve që janë anëtare të shtabit të krizave dhe tha se situata në tre komunat Vrapçishtë, Mavrovë-Rostushë dhe Gostivar është e qëndrueshme.

Në 24 orët e kaluara dy persona e kanë shkelur vendimin e lëvizjes së kufizuar. Ata janë privuar nga liria dhe janë ndaluar për pastrimin dhe dokumentimin e rasteve, pas së cilës do t’u përgatiten parashtresat e duhura.

Gjatë kësaj periudhe, numri i përgjithshëm i personave në karantinë shtetërore është 180 dhe 91 persona kishin nënshkruar deklarata të vetizolimit. Krahas kësaj, janë realizuar 33 kontrolle të personave me vendim për izolim, të lëshuara nga Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar. mb/

Të fundit