26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Gostivarit me realizim rekord të buxhetit për vitin 2019

Komuna e Gostivarit me realizim rekord të buxhetit për vitin 2019

Realizimi i buxhetit të Komunës së Gostivarit vitin e kaluar arriti 102.1%. Sipas kryetarit të komunës, Arben Taravari, bëhet fjalë për rekord që është rezultat i masave të ndërmarra dhe punës së zbatuar të administratës.
Duke e arsyetuar pikën për Propozim-vendimin e zbatimit të tremujorit të tretë nga viti 2019, Taravari në seancën e sotme të Këshillit Komunal tha se janë ballafaquar me sfida, të cilat, sipas tij, janë tejkaluar dhe janë arritur rezultate ku edhe komunat më të zhvilluara nuk kanë mundur të arrinë këto rezultate.

Nga Sektori për Financa dhe Buxhet theksuan edhe rritjen e realizimit nga të hyrat nga tatimet.

Në seancën e sotme, Këshilli Komunal mori vendime për ndarjen e rreth 500 mijë denarë për dy klube fudbollistike dhe një karate klub./Telegrafi/

Të fundit