28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Tetovës mendon se nuk duhet qyteti të vendoset në karantinë, apelojnë për kujdes nga qytetarët

Komuna e Tetovës thekson se nuk duhet të vendoset në karantinë gjithë qyteti.

Për “Faktor” nga kjo komunë thonë se numri i rasteve të reja shënon ulje, si dhe qytetarët bëhen çdo herë e më të vetëdijshëm dhe të disiplinuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 03.06.2020 në Tetovë dhe komunat përreth, janë regjistruar pesë raste të reja me Covid-19, me çka numri i përgjithshëm është 234. Deri tani janë shëruar 131 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 81”, thonë nga kabineti i kryetares, Teuta Arifi.

Prej atje shtojnë se rastet e reja janë nga testimet e klubeve sportive.

“E rëndësishme është të theksojmë se rastet e sotme janë kryesisht nga skriningu i klubeve sportive në Komunën e Tetovës”, thonë nga komuna.

Ditëve të fundit ka filluar skriningu për fazën e treningur për klubet sportive në Maqedoni, ndërsa raste pozitive kanë dalë në dy klube.

Sipas komunave numri i përgjithshëm në Tetovë është: Komuna e Tetovës 129 (9 të vdekur), Komuna e Bogovinës 52 (6 të vdekur), Komuna e Tearcës 24 (2 të vdekur), Komuna e Bërvenicës 15 (1 i vdekur), Komuna e Jegunocës 7 (1 i vdekur) dhe Komuna e Zhelinës 7 (3 të vdekur)./Telegrafi/

Të fundit