26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konfiskohen 48 kilogramë hashash dhe marijuanë në rrethinën e Prilepit, arrestohen tre dilerë

Rreth 48 kilogramë drogë, prej të cilave 15 kilogramë hashash dhe 33 kilogramë marijuanë janë konfiskuar, ndërsa tre persona janë arrestuar mbrëmë në aksionin policor në fshatin Debresht në Prilep.

Zëdhënësi i MPJ-së, Toni Angelovski deklaroi se në aksionin kanë marrë pjesë nëpunës policorë nga Sektori për polici kriminalistike – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, SPB Prilep dhe Sektori për operacione speciale policore në koordinim me Prokurorinë publike të Prilepit.

Me urdhër të Gjykatës themelore Prilep, janë kryer bastisje në tre lokacione në fshatin Debresht dhe janë konfiskuar dy automjete, mercedes dhe golf. Të arrestuarit sot do të dërgohen para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën themelore Prilep.

“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me masat dhe aktivitetet intensive për shkatërrimin e tregtisë ilegale me drogë, si dhe lloj tjetër të krimit”, tha Angelovski. bsh/

Të fundit