26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kontabilistët do të diskutojnë për sfidat që i ka imponuar Kovid-19

Oda e Kontabilistëve të Maqedonisë do të diskutojë sot për situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballen subjektet afariste në kushte të pasigurisë, si rezultat i krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga KOVID-19.

Theksi do të vihet në rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit midis institucioneve shtetërore në mënyrë që vazhdimisht të përmbushen të gjitha detyrimet dhe të plotësojnë afatet, në mënyrë që të mos lihet hapësirë ​​për interpretim të lirë të masave dhe rregulloreve ekonomike që kontabilistët i zbatojnë në praktikë.

Propozimet dhe sugjerimet e Odës së Kontabilistëve do t’i prezantojnë në konferencë për media Blagoja Grozdanov dhe Aleksandra Andreeva, anëtare të këshillit të drejtues të odës së kontabilistëve. sn/

Të fundit