19/05/2022
16.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Koronavirusi mund të prekë dy të tretat e popullsisë botërore!

Koronavirusi mund të prekë dy të tretat e popullsisë botërore; kështu pohoi një ndër epidemiologët më të shquar të shëndetit publik në Hong Kong.

Kreu i Mjekësisë së Shëndetit Publik në Hong Kong University, Profesor Gabriel Leung u shpreh se është e rëndësishme të zbulohet madhësia dhe forma e “ajsbergut”, një deklaratë kjo që vjen pas asaj të kreut të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), i cili tha se pacientët e rinj me koronavirus që s’kanë qenë kurrë në Kinë janë thjesht maja e ajsbergut.
Një pjesë dërrmuese e ekspertëve thonë se çdo person i infektuar ua transmeton virusin 2.5 njerëzve të tjerë, çka nënkupton infektim të 60-80% të popullsisë.

“60% e popullsisë së botës është një numër jashtëzakonisht i madh,” tha Leung për “The Guardian”.
Në mbledhjen e ekspertëve të OBSH, Leung do të argumentojë se prioritet duhet të jetë zbardhja e shkallës së përhapjes së epidemisë. Së dyti, duhet studiuar në masat e marra nga Kina kanë qenë efektive që t’i implementojnë dhe shtetet e tjera.botasot

Të fundit