26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kostovski: Referendumi nuk do të ketë sukses, ka njerëz në opozitën maqedonase që janë pro-evropian

Deputeti i partisë LSDM, Martin Kostovski ka deklaruar në një emision televiziv se referendumi i inicuar nga partia opozitare OBRM-PDUKM kundër propozimit francez dhe Bashkimit Evropian nuk do të tregoj sukses.

Ai tha se edhe pse partia opozitare tenton të fitoj pikë politike me këto veprime, ka njerëz në opozitë që nuk i përkrahin vendimet e OBRM-PDUKM-së për referendumin.

“Nuk ka bullgarizim, as asimilim. Ne po flasim në gjuhën maqedonase. Ajo çfarë dëshiron Mickoski me veprimet e fundit, është që të arrij të ruaj kolltukun e tij në politike, duke u marrë me këso iniciativa. Ka një përqindje të madhe të përkrahësve, anëtarësisë dhe deputetëve opozitarë që janë kundër referendumit dhe janë pro-evropian. Mendësitë e tyre janë kundër udhëheqjes aktuale të opozitës maqedonase”, u shpreh Kostovski në televizionin Kanal 5.

Kujtojmë se OBRM-PDUKM vendosi që pyetja e referendumit të jetë nëse qytetarët duan të shfuqizojnë marrëveshjen për fqinjësi të mirë Maqedoni-Bullgari, ndërsa për ta bërë referendumin të vlefshëm do të duhet të mblidhen 150 mijë nënshkrime. /Telegrafi

Të fundit