26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

KRRE e dorëzoi në Kuvend raportin vjetor për vitin 2019

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) sipas afatit të përcaktuar në Ligjin për energjetikë (30 prill) e dorëzoi Raportin vjetor për vitin 2019 në Kuvend. Në raport, siç thonë nga KRRE, detajisht sipas sektoreve janë treguar aktivitetet e ndërmarra dhe rezultatet. Raporti është publikuar në faqen e internetit të KRRE-së https://erc.org.mk/odluki/RKE%20GI_2019-final.pdf.

“Në lidhje me tregun e energjisë elektrike e rëndësishme është që vitin e kaluar në tërësi është liberalizuar, me çka të gjithë konsumatorët, duke i përfshirë edhe amvisëritë e fituan të drejtën ta zgjedhin furnizuesin e tyre. Në vitin 2019 u vendos për herë të parë Furnizuesi universal i energjisë elektrike i cili u tregua si model i suksesshëm i cili e garanton çmimin më të mirë për konsumatorët e vegjël dhe amvisëritë”, thonë nga KRRE.

Kryetari Marko Bislimovski, duke i mbledhur aktivitetet e prezantuara në raportin vjetor për vitin 2019 potencoi se fokusi është kahëzuar drejt dërgesës së sigurt dhe stabile të energjisë, energjensave dhe ujit deri te konsumatorët. Gjatë vitit të kaluar, potencoi, jaën mbajtur 170 seanca kryesore dhe janë sjellur më shumë se 30 akte nënligjore në të cilat janë implementuar obligimet e Pakos së tretë energjetike për tregun e brendshëm të energjisë së Bashkimit Evropian.

“Rezultatet e aktiviteteve të ndërmarra në vitin 2019 na e sollën mirënjohjen për trup më të mirë rregullator nga vendet-anëtare të bashkësisë energjetike, vitin e dytë me rradhë. E rëndësishme është të përmendet në lidhje me mesataren e vitit 2019 është se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë mbeti stabile, ndërsa qytetarët vazhduan ta shfrytëzojnë periudhën ditore të tarifës së lirë, për shkak të së cilës morën faktura të ulëta të energjisë elektrike mesatarisht për 5 për qind. Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike solli shpenzime më të ulëta deri në 30 për qind për një pjesë të kompanive. Me rregullat e reja të rrjetit për distribuim të energjisë elektrike u zvogëluan shpenzimet për lidhje të rrjetit elektrodistributiv prej 500 në 370 euro. Është zvogëluar edhe çmimi për shërbimin e lidhjes së sërishme të shumëfishtë. Prej 500 në 200 euro e zvogëluam kompensimin për ndarje të vendit matës”, theksoi Bislimovski.

Vitin e kaluar siç potencoi, për 16 për qind është rritur kërkesa e gazit natyror në krahasim me vitin 2018. Çmimi i tregut me pakicë në këtë periudhë nuk shënon ndryshime. Në të njëjtën kohë është regjistruar edhe rritje prej 4 për qind e numrit të konsumatorëve të lidhur në sistemin për energji ngrohëse, ndërsa fakturat janë zvogëluar mesatarisht për 5,71 për qind si rezultat i TVSH-së së zvogëluar për energji ngrohëse prej 18 në 5 për qind. Komisioni Rregullator për Energjetikë solli Rregulla të reja për furnizim me energji ngrohëse në të cilat amvisëritë e çregjistruara nga sistemi për ngrohje qendrore më nuk kanë obligim të paguajnë kompensim fiks për shërbimin të cilin nuk e shfrytëzojnë.

“Për herë të parë nga zbatimi i Metodologjisë për vërtetim të çmimeve më të larta nga derivatet e veçanta të naftës, të definuar në aneksin D nga marrëveshja e shitblerjes për aksione dhe koncesione për rafinerinë OKTA, filloi të zbatohet metodologji e re me të cilën u vendos qasje e re në formimin e çmimit të shitjes me pakicë të derivateve të veçanta të naftës në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Bislimovski.

Niveli i ujit të papërdorur në të gjithë shhtetin, shtoi, është zvogëluar për 3 për qind krahasuar me vitin 2018. Katërmbëdhjetë ofrues të shërbimeve të ujit në rajon me nën 10.000 banorë ekuivalent për herë të parë filluan me zbatimin e tarifave të konfirmuara nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë, ndërsa për të tjerët në rrjedhë ishte viti i dytë nga periudha e parë e rregulluar.

Me mbështetje teknike të USAID dhe NARUC, siç tha, është krijuar internet platforma për krahasim të çmimeve të energjisë elektrike Swith.mk, me atë vendi u bë shteti i parë në korrniza të Bashkësisë Energjetike e cila vendosi vegël të tillë funksionale. sa/

Të fundit