26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari Taravari priti ambasadoren amerikane Byrns

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ishte sot nikoqir i ambasadores së SHBA-ve në Shkup, znj. Kate Marie Byrns, gjatë vizitës që ia bëri Gostivarit.
Fillimisht Taravari dhe Byrns u takuan në Komunën e Gostivarit ku u bisedua për projektet lokale dhe situatën aktuale në vend por edhe për çështje të tjera në vazhdën e bashkëpunimit të ndërsjellë.
“Nder i veçantë të prisja sot ambasadoren e një shteti mik dhe partner strategjik, znj. Kate Marie Byrns, ambasadore të SHBA-ve në vendin tone. Sfidat në mandatin e ri, projektet e planifikuara në nivel lokal dhe situata aktuale politike në vend, ishin tema që trajtuam gjatë takimit”, theksoi kryetari Taravari duke shtuar se ky takim u shfrytëzua për të biseduar edhe për çështje tjera që i tangojnë të dyja palët.
Po ashtu, Taravari tha se ka falënderuar ambasadoren për investimet e përbashkëta që ka bërë Komuna e Gostivarit me SHBA-të, me theks të veçantë ndihmën nga ana e tyre për komunën e Gostivarit.
Ambasadorja amerikane, e shoqëruar nga kryetari Taravari dhje kryetari i këshillit të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, vizituan edhe Qendrën e të Rinjve dhe Komunitetit – YCC, ku u organizua edhe debati “Të flasim për korrupsionin”, si një problem që e shqetëson tej mase shoqërinë tonë.
Shërbimi për informim

Të fundit