Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thonë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është rezulat i krizës globale. Ata thonë se në kohën e VMRO-DPMNE-së, pikërisht kreu aktual i partisë Hristijan Mickoski ka bërë që rryma elektrike të rritet për 100 për qind, në periudhën kur rryma në bursat botërore ishte 22 herë më lirë se sot.
“Në vitin 2006, çmimet e energjisë elektrike në bursat botërore ishin 22 herë më të ulëta. Sipas dokumenteve zyrtare, çmimi mesatar i energjisë elektrike të importuar në vitin 2006 ishte 36,97 euro për megavat orë. Në atë periudhë çmimi i energjisë elektrike tek ne dhe pikërisht nga VMRO-DPMNE u rrit për 100 për qind. Në vitin 2006, vit kur VMRO-DPMNE e mori qeverinë, çmimi i një kilovat rrymë ishte 2,95 denarë për kilovat orë. Mickoski gjatë kësaj periudhe ishte drejtor i ELEM-it dhe këshilltar i Nikolla Gruevskit për energjetikë”, thonë nga LSDM.
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se në kohën kur Mickoski ishte në krye të ELEM, rryma ishte më e lirë, ndërsa ndërmarrja ishte lënë në saldo pozitive.
“Gënjeshtër e pastër dhe shtrembërim i fakteve është të thuhet se rryma është shtrenjtuar për 100% në kohën e kryetarit Mickoski në ELEM. Prej se kryetari është emëruar këshilltar në qeveri për energjetikë, në prill/2015, e deri në shkarkimin e tij si drejtor i përgjithshëm i ELEM-it në gusht/2017, rryma për qytetarët është liruar prej 4,47 den/kwh në 4,45 den/kwh apo rreth 0,5 %. Këto janë fakte nga të cilat LSDM antimaqedonase nuk mund të ikë. Për dallim nga koha kur kryetari Mickoski kryesonte me ELEM-in, tani çmimi i rrymës përfundimisht me qershorin/2022 për qytetarët është 5,87 den/kwh apo për rreth 322% rrymë më e shtrenjtë nga koha kur ai ishte drejtor i ELEM-it, pas shtrenjtimit të fundit të 1 korrikut të këtij viti, qytetarët paguajnë për 50% rrymë më të shtrenjtë, ndërsa ekonomia, më saktësisht kompanitë për 400% rrymë më të shtrenjtë”, thonë nga VMRO-DPMNE. /lajmpress.org