26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Interesim i madh i kompanive për masat antikrizë, dukshëm është rritur edhe kthimi i TVSH-së për kompanitë

Ndihmë për sa më shumë qytetarë, ruajtjen e sa më shumë vendeve të punës, mbështetje për kompanitë, janë qëllimet e Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja, në kohën e krizës së shkaktuar nga pande(MEDIAL)me virusin korona.

Kompanitë shfaqin interesim të madh për masat anktikrizë dhe vetëm për disa ditë për mbështetjen financiare prej 14,500 denarë për një të punësuar, përmes sistemit për e-tatime të DAP-it kanë aplikuar 5.350 kompani.

Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja i ndihmon ekonomisë maqedonase edhe me kreditë pa interes nga linjat “Kovid 1” dhe “Kovid 2” të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, në vlerë totale prej 13,7 milionë euro, të dedikuara për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të goditura nga kriza.

Së shpejti përmes bankave komerciale do të plasohet edhe linja e kredive të lira në vlerë prej 51 milionë euro.

Ruajtja e likuiditetit të ekonomisë është kyçe dhe për këtë kthimi i shpejtë i TVSH-së është një nga aktivitetet e rregullta të cilat ndërmerren në kushte të krizës më të madhe shëndetësore-ekonomike në botë.

Që nga fillimi i vitit deri në prill firmat kanë marrë kthimin e TVSH-së prej 145 milionë euro. Kjo është për 16,7 më shumë në krahasim me vitin paraprak. Vetëm në muajin prill kthimi i TVSH-së drejtë kompanive është 38 milionë euro ose për 23 % më shumë sa i përket muajit të njëjtë të vitit të kaluar.

Sa i përket vitit 2018 kthimi i TVSH-së për periudhën janar – prill është rritur për 19,4 %, përderisa sa i përket vitit 2017 për 67,6 % më shumë.

Masat për mbështetje të ekonomisë japin rezultatet, që e treguan edhe projeksionet e Bankës Botërore sipas të cilave Maqedonia e Veriut më së miri do të ballafaqohet me goditjen ekonomike nga kriza në krahasim me të gjitha vendet e rajonit.

LSDM-ja me përkushtim do të vazhdojë me mbështetje të kompanive, për ruajtje e vendeve të punës, me çka vendosen themelet për intensifikim të shpejtë të ekonomisë kur do të përfundojë kriza.

Qendra për Komunikime me Publikun e LSDM-së

Të fundit