04/12/2022
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Malta jep mbështetje të plotë për fillimin e bisedimeve në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Kryeministri Zoran Zaev gjatë qëndrimit në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, realizoi takim me kryeministrin e Maltës, Josef Muskat.

Në takim, morën pjesë edhe zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në takim kryeministri i Maltës, Muskat theksoi se Malta jep mbështetje të plotë për Maqedoninë e Veriut që të fillojë bisedimet me BE-në në tetor.

Të dy kryeministrat u dakorduan se duhet të forcohen marrëdhëniet ekonomike në mes të dyja vendeve, si dhe bashkëpunim në shkëmbimin arsimor dhe kulturor.

Në takim u theksua se edhe forcimi i marrëdhënieve bilaterale kuvendore është shumë e rëndësishme për të dyja vendet.

Të fundit