27/09/2022
16.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, nga korriku do të vendoset model i ri tarifor për llogaritjen e shpenzimit të energjisë elektrike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se nga korriku do të vendoset model i ri tarifor për llogaritjen e shpenzimit të energjisë elektrike.

“Për mua është jologjike dhe e pakuptimtë që 20 shfrytëzues të energjisë elektrike, 20 amvisëri në shtetin tonë në mënyrë joadekuate të harxhojnë 10% të shpenzimve ditore të energjisë elektirke dhe për këtë do të vendosen bllok tarifa nga 1 korriku”, tha Bekteshi.

Bekteshi theksoi se çmimi i energjisë elektrike nuk do të jetë i njëjt për të gjithë, respektivisht shfrytëzuesit do të kenë çmime të ndryshme, në bazë të asaj se sa rrymë elektrike harxhojnë.

“Ata familje të pasura, ata amvisëri të pasura që do të harxhojnë më shumë energji elektrike, do të paguajnë më tepër. Kategoritë në rrezik social të qytetarëve do të paguajnë edhe më pak nga çmimet aktuale të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Bekteshi.

Ministri Bekteshi po theksoi se në kushtet kur e gjithë Europa po përballet me një nga krizat më të mëdha energjetike, Qeveria përmes SHA EMV arriti me masat e ndërrmara në kohë të përballojë goditjen e çmimeve që ishte e pashmangshme.

“Kemi arritur të sigurojmë rritje minimale të çmimit të energjisë elektrike dhe të ngrohjes dhe në një kohë kur të gjitha vendet e rajonit kanë kufizime të energjisë elektrike, kemi siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për të gjitha amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël”, u shpreh Bekteshi.

Të fundit