15/08/2022
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni: Për vaksinimin e fëmijëve do të duhet të caktohet termin

Për vaksinimin e fëmijëve të moshës prej 12 deri 16 vjeç, do të duhet të caktohet termin në faqen “www.vakcinacija.mk”.

Kështu sot informoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ishte për vizitë në poliklinikën Shuto Orizare, ku edhe u hap pikë për vaksinim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe tha se kjo bëhet për shkak të organizimit më të mirë me vaksinat Pfizer.

“Kjo bëhet për organizim më të mirë. Nga një kuti “Pfizer” jepen gjashtë doza të vaksinave, dmth gjashtë vaksinohen gjashtë persona. Për të parandaluar hapjen e vaksinës dhe për shembull të jepen vetëm dy vaksina, ndërsa tjerat të mos përdoren, për këtë arsye e bëjmë këtë. Pas regjistrimit të fëmijëve, do të caktohet termin për vaksinimin e tyre. Prindërit do të mund t’i regjistrojnë deri të enjten fëmijët e tyre, ndërsa të premten do të fillojë vaksinimi i tyre prej moshës 12 deri në 16 do të fillojë”, tha Filipçe.

Ndryshe, për momentin vetëm vaksina “Pfizer” është e rekomanduar t’u jepet fëmijëve./Telegrafi/

Të fundit