Maqedonia e Veriut dhe rajoni marrin si donacion doreza dhe xhel dezinfektues nga Austria – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe rajoni marrin si donacion doreza dhe xhel dezinfektues nga Austria

Mekanizmi Evropian për Mbrojtje Civile ka marrë disa kërkesa për ndihmë nga vendet anëtare të BE-së, si dhe nga vendet e rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, për ballafaqimin me krizën shëndetësore, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Konkretisht, Austria po dërgon doreza mbrojtëse dhe xhel dezinfektues në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Mali të Zi dhe Moldavi, ndërsa Serbia do të marrë batanije, dyshekë dhe tenda për refugjatët që ndodhen në territorin e saj.

“Virusi nuk njeh kufij dhe bashkëpunimi është mënyra e vetme për ta parandaluar atë. Unë jam mirënjohës ndaj Sllovakisë dhe Austrisë për gjestet e tyre të solidaritetit evropian”, tha eurokomisioneri për ndihmën humanitare, Janez Lenarçiq.

Komisioni Evropian kujton se kjo ndihmë për vendet e rajonit është pjesë e ndihmës së përgjithshme të BE-së për Ballkanin Perëndimor, këtu është përfshirë edhe ndihma financiare.

Vendet anëtare të BE-së gjithashtu vazhdojnë ta koordinojnë ndihmën e ndërsjellë përmes Komisionit Evropian. Sllovakia po dërgon maska dhe xhel për dezinfektim në Itali, ndërsa Austria i dërgon të njëjtat në Kroaci.

Italia, si vendi më i prekur nga koronavirusi, deri më tani ka marrë oferta të shumta ndihme përmes Mekanizmit të Mbështetjes Civile, duke përfshirë ekipe të tëra mjekësh dhe infermierësh. ls/shk/

Related posts

Kurba e të shëruarve nga Kovid-19 rritet ndjeshëm, 842 raste aktive, Osmani rekomandon masa të buta në vend të orës policore

Televizioni Koha

554 raste të reja, tetë të vdekur

Televizioni Koha

Dujovski për MIA-n: Gjendja e jashtëzakonshme kryesisht për të ndihmuar sistemin shëndetësor, ora policore nuk do të thotë pushtet i MPB-së

Televizioni Koha

Leave a Comment