26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mas: Gjermania e refuzoi propozimin e Trampit për kthimin e Rusisë në G7

Gjermania e ka hedhur poshtë propozimin e presidentit amerikan Donald Tramp për ta ftuar presidentin rus Vladimir Putin në takimin e Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara (G7), deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Gjerman, Hajko Mas.

Rusia u përjashtua nga G7 në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë, ndërsa Tramp muajin e kaluar propozoi që G7 të zgjerohet përsëri, transmetojnë mediat britanike.

Mas, megjithatë për “Rajnishe Post” deklaroi se nuk e sheh mundësinë e lejimit të Rusisë që të kthehet në G7 derisa të ishte bërë progres i rëndësishëm në zgjidhjen e konfliktit në Krime dhe Ukrainën lindore.

“G7 dhe G20 janë dy formate të koordinuara. Nuk kemi nevojë për më shumë G11 ose G12”, tha Mas për propozimin e Trampit për të ftuar vendet e tjera përveç Rusisë në takimet e G7.

Mas tha se marrëdhëniet me Rusinë aktualisht janë të vështira në shumë fusha, por se Rusia është e domosdoshme për të zgjidhur konfliktet në Siri, Libi dhe Ukrainë.mb/

Të fundit