26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Masat e reja për organizim të festave do të shkaktojnë kaos në restorante

Oda e Pavarur Hotelierike (OPH) konsideron se protokollet e reja të Komisionit për Sëmundje Infektive në lidhje me organizimin e festimeve, festave dhe dasmave, në vend që të kenë një ndikim pozitiv, do të shkaktojnë kaos në punën e objekteve hotelierike.

Nga atje reagojnë se nuk janë këshilluar përfaqësuesit e kësaj fushe gjatë miratimit të këtyre protokolleve.

“Nëse njoftimet e mediave për rekomandime të reja janë të sakta dhe e admirojmë aftësinë e Komisionit për Sëmundjet Infektive, i cili nga njëra anë me masat e propozuara lejon organizimin e dasmave, festave, festimeve në natyrë, ndërsa nga ana tjetër vendos rregulla dhe kufizime të reja për muzikantët prania e të cilëve me të njëjtën masë është e kufizuar vetëm kur organizojnë dasma”, thuhet në kumtesën e sotme.

Ata kërkojnë nga Qeveria që gjatë miratimit të protokolleve ta kthejë nenin 13, me të cilin do të lejohet organizim i ngjarjeve muzikore me performancën e artistëve të muzikës në një pjesë të hapur dhe të mbyllur të objektit në të gjitha objektet hotelierike konform protokolleve të punës, ndërsa rekomandimi ekzistues për intensitetin e muzikës, me të cilin kufizohet niveli maksimal i zhurmës në objektet hotelierike në 55 decibel, ta shfuqizojë krejtësisht. Kërkohet që të lejohen më shumë se gjashtë persona të ulen në të njëjtën tryezë nëse janë nga e njëjta familje

Të fundit