26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbaroi takimi i liderëve, s’ka datë për zgjedhje

Para pak çastesh mbaroi takimi i liderëve të partive politikë me Presidentin Stevo Pendarovski. Edhe në këtë takim nuk u arrit konsensus për caktimin e datës të zgjedhjeve.

Pas takimit për media foli kryetari i Aleancës për Shqiptarët i cili tha se qëndrimet e dy partive politike maqedonase janë të barikaduara në ekstrem.

Sot kishim takimin e radhës, ashtu siç e paralajmëruam javën e kaluar. Qëndrimet e dy partive politike maqedonase janë të barikaduara në ekstrem. Njëra për në fund të qershorit, tjetra për në fund gushtit dh fillim të shtatorit. Sot kishim edhe një letër nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, në të cilën thuhet se gjendja me virusin korona po shkojnë drejt përmirësimit, por rreziku ekziston akoma. Nga KSHZ-ja konstatojnë që KSHZ-ja nuk mund të organizoj zgjedhje në afat prej 22 ditëve pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Përgjigjja e OSBE-ODIHIR, ata janë të gatshëm që t’i përgjigjen thrrjes në momentin që do të caktojmë datën, por duke respektuar rekomandimet që ndërlidhen me pandeminë”, tha Sela, duke shtuar se derisa kufijtë janë të mbyllura ata nuk akne ndonjë përgjigje.

Ndërkohë kreu i Alternativës Afrim Gashi deklaroi se konsultat do të vazhdojnë në ndonjë formë tjetër.

“Do të vazhdojnë konsultat në forma tjera dhe të merremi vesh për një fate konsensuale që shteti të ketë parlament dhe institucione funksionale, por duke pasur gjithnjë parasysh shëndetin e qytetarëve”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativëss./Telegrafi/

Të fundit