26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbyllet edhe Kopshti Zoologjik në Shkup si masë kundër korona virusit

– Lajmi më i fundit vjen nga Kopshti zoologjik në Shkup. Si masë preventive nga korona virusi, kopshti zoolgjik në Shkup ka vendosur që të mbyllet për vizitorët në periudhën që vijon derisa vlejnë masat për mbrojtje nga korona virusi.

Nga kopshti zoologjik bëjnë të ditur se do të dezinfektohen të gjitha vendbanimet e kafshëve.

“Të nderuar, në interes të shëndetit publik dhe pas propozimeve nga Komisionit për sëmundje infektive dhe Ministria e Shëndetësisë, ju njoftojmë se Kopshti Zoologjik Shkup nuk do të jetë i hapur për vizitorët në periudhën e ardhshme, derisa vlejnë masat për mbrojtje nga korona virusi. Ndërkohë, vazhdimisht do t’i dezinfektojmë vendbanimet e kafshëve”, njoftojnë nga kopshti zoologjik.

Ndryshe përpos kopshtit zoologjik, nga dje u soll vendim që të mbyllen të gjitha shkollat, çerdhet dhe fakultetet, si dhe të gjitha pishinat për notim.

Liderët e partive politike nesër në ora 13:00 pritet të takohen me kryeministrin teknik Oliver Spasovski për të shqyrtuar mundësinë për shtyerjen e zgjedhjeve të 12 prillit./Zhurnal.mk

Të fundit