26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më 1 shkurt fillon gjysmëvjetori i dytë me prezencë fizike

Mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm do të vazhdojë me prani fizike të nxënësve më 1 shkurt, ka vendosur kështu Qeveria në mbledhjen e djeshme të rregullt në bazë të mendimit të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe sipas rekomandimeve të UNICEF-it, njëkohësisht duke bërë thirrje për respektimin dhe zbatimin e vazhdueshëm të protokolleve për mbajtje të mësimit me prani fizike.

Komisioni për Sëmundje Infekive paraprakisht rekomandoi me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2021-2022, mësimi të zhvillohet me prani fizike për të gjithë nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm me respektim të masave dhe protokolleve parandaluese.

“I kemi parasysh edhe thirrjet e UNICEF-it, e cila është për për prani fizike në mësim, ndërsa edhe ne të gjithë, edhe kuadri mësimor, jemi të vetëdijshëm për përfitimet e pranisë fizike në mësim. Dhe sipas të dhënave, në gjysmëvjetorin e parë, kemi pasur një numër të vogël të fëmijëve të infektuar. Vendimi ynë do të ishte i lehtë nëse do të kishim të njëjtin variant nga virusi siç ishte në shtator dhe tetor. Tani ka variant të ri, por edhe kjo nuk do të thotë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë me prani fizike do ta rritë numrin e të infektuarve”, deklaroi dje ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në vigjilje të vendimit të Qeverisë.

Ai potencoi se kopshtet gjatë gjithë kohës janë të hapura, si dhe që funksionojnë edhe sektore tjera, si dhe është e rëndësishme të respektohen masat shëndetësore. Mbrojtja dhe kujdesi nga KOVID-19, porositi, nuk duhet të mendohet vetëm në shkolla, por e rëndësishme është edhe sjellja jashtë tyre.

Nga UNICEF, njoftuan se janë të inkurajuar nga rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive të hapen shkollat për mësim me prani fizike nga 1 shkurti dhe bëri thirrje në solidaritet kombëtar për vazhdim të sigurtë të mësimit me prani fizike gjatë gjithë vitit shkollor. Mendojnë se çdo mbyllje e vazhdueshme e shkollave në nivel shtetëror plotësisht do ta thellojë mësimin e humbur dhe do të vazhdojë negativisht të ndikojë mbi mirëqenien emocionale të fëmijëve.

“Vendimi për t’u hapur shkollat për mësim është i Qeverisë. Jemi të vetëdijshëm se ky vendim shqyrtohet në kontekst të gjendjes epidemiologjike me KOVID-19 dhe kuptimi gjithnjë e më i madh i rreziqeve. Por, gjithashtu duhet të merret parasysh ndikimi i mbylljes së vazhduar të shkollave mbi mësimin dhe mirëqenien e fëmijëve”, deklaroi Patricija Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it.

Të fundit