Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Me ligjin e ri për ndërtimet e egra shpëtojnë Llatasi, Stevço dhe ndërtuesit te QT Mavrovaska dhe ambasada amerikane - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Me ligjin e ri për ndërtimet e egra shpëtojnë Llatasi, Stevço dhe ndërtuesit te QT Mavrovaska dhe ambasada amerikane

Me vendimin e djeshëm të 72 deputetëve të pushtetit dhe opozitës në Kuvend që të votojnë Ligjin për dhënie të statusit juridik objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, praktikisht është miratuar amnisti për të gjithë të akuzuarit për veprën penale ndërtim të paligjshëm, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Sipas nenit 41 të këtij ligjit, ndërpriten procedurat për rrënim të ndërtimeve të egra, por ndërpriten edhe procedurat administrative dhe gjyqësore (procedurat penale dhe civile) të cilat janë në rrjedh dhe të cilat dalin nga procedurat për largimin e objekteve që kanë përfunduar apo janë në rrjedh dhe procedura në lidhje me ndërtim të objekteve të paligjshme.

Në mesin e atyre që përfshihen në këtë amnisti janë gazetari dhe biznesmeni Dragan Pavloviq – Llatas, ish kryetari i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, ndërtuesi i objektit të rrënuar te QT “Mavrovasja” dhe ndërtuesi i objektit pa leje te ambasada amerikane, për të cilin ishte publikuar edhe një bisedë e përgjuar mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, prej të cilës doli rasti “Liderët”.

Llatasi dhe vëllezërit e tij Zvezdan dhe Srgjan u liruan nga Gjykata Penale nga akuza për shtëpitë e ndërtuara pa leje në territorin e Komunës Zelenikovë në korrik të vitit 2019, por Gjykata e Apelit në qershor 2020, anuloi vendimin dhe ka kthyer lëndën në rigjykim.

Jakimovski sipas akuzës së tetorit të vitit 2019, ka lejuar që objekti i Komunës së Karposhit, ku është vendosur tani administrata komunale, të ndërtohet pa miratim për ndërtim dhe pa dokumentacion adekuat arkitektonik – urbanistik. Në atë rast, pesë persona zyrtarë nga Komuna e Karposhit kanë pranuar fajin për ndërtim pa leje dhe morën dënime me kusht.

Në shkurt të këtij viti, Prokuroria e Shkupit ka ngritur akuzë për vepër penale ndërtim pa leje për objektin përballë ambasadës amerikane, rast të cilin e ka hapur ish PSP në vitin 2017, nën emrin e koduar “Liderët”. I akuzuar është vetëm investitori 50 vjeçar nga Shkupi, edhe pse hetimi për këtë rast u hap në bazë të bisedës së përgjuar , në të cilën ish lideri i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti janë marrë vesh për rrënim selektiv të ndërtimeve të egra.

Një muaj më parë, prokuroria ngriti akuzë kundër një personi për veprën penale ndërtim pa leje, në lidhje me ndërtimin e egër para QT “Mavrovasja”. I akuzuari M. A. është investitor i objektit i cili u rrënua me vendim të Qeverisë.

Related posts

LSDM: Me borxhin prej 400.000 euro për fushatën VMRO-DPMNE-ja e ka shkelur Kodin Zgjedhor

Televizioni Koha

Blerim Sejdiu paralajmëron prej javës tjetër do të filloj asfaltimi i rrugës kryesore në drejtim të fshatit Llërcë

Televizioni Koha

8 pacient nga Gostivari presin rezultatet për koronavirus

Televizioni Koha

Leave a Comment