25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më shumë se 300 deputetë në të gjithë botën kërkojnë shlyerjen e borxheve për vendet e varfra

Më shumë se 300 deputetë nga e gjithë bota sot i bënë thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore ta shlyejnë borxhin ndaj vendeve më të varfëra si përgjigje e pandemisë Kovid-19 dhe t’i rrisin fondet për të parandaluar një kolaps ekonomik global.

Iniciativa, e udhëhequr nga ish-kandidati presidencial dhe senatori amerikan Berni Sanders dhe deputeti demokrat i Minesotës, Ilham Omar, vjen në kushte të shqetësimeve në rritje se pandemia do t’i shkatërrojë ekonomitë e vendeve në zhvillim.

Masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së pandemisë kanë shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë globale, veçanërisht për vendet e varfra me sistem të dobët shëndetësor, nivele të larta burimesh të varfra për ballafaqimin edhe me krizën shëndetësore edhe ekonomike.

Sanders thotë se vendet e varfra kanë nevojë për çdo cent për t’u kujdesur për njerëzit e tyre, në vend që t’i servisojnë “borxhet e tyre të paqëndrueshme” që i kanë ndaj institucioneve kryesore financiare ndërkombëtare.

“Lehtësimi i borxheve për vendet më të varfra është më e pakta që Banka Botërore, FMN-ja dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare duhet të bëjnë për ta parandaluar rritjen e paimagjinueshme të varfërisë, urisë dhe sëmundjeve që kërcënojnë qindra miliona njerëz”, tha ai.

Deputetët nga më shumë se 20 vende nga të gjashtë kontinentet në letrën drejtuar kreditorëve ndërkombëtarë porositën se detyrimi për servisimin e borxheve të vendeve më të varfra duhet të hiqet menjëherë, jo të shtyhet, siç u ra dakord në takimin e liderëve të Grupit të 20 vendeve më të zhvilluara.

Ligjvënësit paralajmërojnë se nëse kjo nuk bëhet, atëherë ato vende nuk do të jenë në gjendje të japin përparësi në luftën e nevojshme kundër virusit. ls/shk/

Të fundit