20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Autobusi i përfshirë në flakë në Qendrën Transportuese është i kompanisë “Slloboda Prevoz”, ka qarkulluar në linjën 45

Autobusi që në mëngjesin e sotëm është përfshirë në flakë në terminalin e Qendrës Transportuese është autobus privat, pronësi e kompanisë “Slloboda Prevoz”, i cili ka qarkulluar në linjën 45, bëri të ditur NQP Shkup.

Në terren menjëherë ka intervenuar Brigada Zjarrfikëse, ndërsa ekspertizë ka bërë edhe ekipi i MPB-së.

Nuk ka udhëtarë të lënduar, as kalimtarë të rastit, është shkaktuar vetëm dëm material i automjetit.

Ekspertizë ka kryer edhe Kontrolli i Brendshëm i NQP. Sipas deklaratës së shoferit, disa minuta para orës 8, ai është bërë gati ta kyçet në linjë. E ka ndezur automjetin, pas çfarë ka vërejtur tym. Me aparat zjarrfikës ka tentuar ta shuajë zjarrin, por ai për një kohë të shkurtër ka filluar të përhapet.

Ndërkohë në terren ka mbërritur edhe ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve, e cila e ka parandaluar zjarrin të eskalojë.

Sipas informacioneve të para, arsye për zjarrin me siguri ka qenë problemi me elektrikën e autobusit. ar/

Të fundit