21/05/2022
14.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Meta për vizitë zyrtare treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nga sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës, Meta do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, konfirmuan nga Kabineti i shefit të shtetit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se për shkak të vizitës zyrtare të presidentit shqiptar Meta, nga sot deri të mërkurën do të merren masa për regjim të veçantë të qarkullimit rrugor në zonën e gjerë qendrore të Shkupit.

SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’i binden urdhrave të policëve të uniformuar.

Të fundit