19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Miçigani gati për të hapur fabrikat pas mbylljes nga koronavirusi

Miçigani është gati për të lejuar që fabrikat të rifillojnë prodhimin të hënën pas më shumë se gjashtë javësh bllokim prej koronavirusit, duke hequr një pengesë të madhe për prodhuesit e makinave të Amerikës së Veriut që kërkojnë të kthejnë në punë mijëra punonjës

Miçigani, një qëndër e madhe industriale, u godit rëndë nga pandemia edhe në ekonomi e është më i fundit ndër disa shtete që po lejojnë rifillimin e linjave të prodhimit.

Miçiganni, ka humbur më shumë se 4550 jetë nga COVID-19, duke u renditur në vendin e katërt në mesin e 50 shteteve amerikane për vdekjet.

Në të gjithë vendin, rreth 80,000 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, nga më shumë se 1.34 milion infeksione të konfirmuar në Amerikë që nga 20 janari, sipas shifrave të përpiluara nga Reuters.

Qeveria e Meksikës, një tjetër linjë e rëndësishme në zinxhirin e prodhimit të automobilave të Amerikës së Veriut, pritet të bëjë një njoftim këtë javë në lidhje me planet e saj për hapjen e industrisë.

Sektori i automjeteve zë 6% të prodhimit ekonomik të SHBA, me më shumë se 835,000 amerikanë të punësuar në prodhimin e automjeteve.

Departamenti i Punës i SHBA raportoi se niveli i papunësisë në vend u ngjit në 14.7% muajin e kaluar, nga një rekord i ulët prej 3.5% në shkurt. Rreth 33.5 milion punëtorë amerikanë kanë paraqitur kërkesa për herë të parë për përfitime të papunë gjatë shtatë javëve të kaluara.

Të fundit