26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mini-spektakël me fëmijët me nevoja speciale në kuadër të Verës Kulturore Gostivari 2019

Në ditën e dytë të Verës Kulturore Gostivari 2019 që edhe sivjet mban moton “Mirë se vini mërgimtarë” u realizua aktiviteti i titulluar “Sporti na bashkon”. Ky aktivitet i cili ngjasonte në një mini-spektakël u mbajt në sallën sportive “Rinia” dhe ishte i dedikuar për fëmijët me nevoja të posaçme.

Për disponim të mirë të fëmijëve u kujdes Klubi i Karatesë “Asiart”, nën udhëheqjen e karateistit Berat Jakupi, ndërsa gjatë gjithë kohës të gjithë fëmijët pjesëmarrës bënin aktivitet sportiv dhe argëtues.

Aktiviteti u mbështet nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Shoqatën për persona me aftësi të kufizuara “Bashkërisht Mundemi”.

Nga Sektori për veprimtari publike thonë se Komuna e Gostivarit i kushton vëmendje të veçantë kësaj kategorie fëmijësh dhe se do të vazhdojë të organizojë apo mbështesë çdo aktivitet në drejtim të inkluzionit të tyre social.

Sonte, në natën e tretë të Verës Kulturore, hapet The Park Festival ku do të perfomojë MC Kresha Lirical Son dhe disa dixhejë.

dav
dav
dav

Të fundit