Lajmi i Ditës Maqedoni

Ministri Arbër Ademi inauguroi sallën e re sportive në Çerkez të Kumanovës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot ka marrë pjesë në hapjen solemne të sallës së re sportive në SHF “Jeronim De Rada” në Çerkez të Kumanovës. Ministri Ademi ka uruar nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe banorët për sallën e re sportive, duke theksuar se nga dita e sotme, shumë talentë të kësaj shkolle aktivitetin e tyre sportiv në futboll, basketboll, gjimnastik etj, do të mundë ta zhvillojnë në sallën e re, objekt i ndërtuar sipas standarteve moderne.


Salla sportive, e cila është e para e ndërtuar në SHF. “Jeronim de Rada” dhe në fshatin Çerkez, është pjesë e ndërtimit të 145 sallave sportive, me sipërfaqe prej 650 m2 dhe e njëjta është e pajisur me rekuizita për pothuajse të gjitha sportet dhe arrinë një kosto financiare prej 24 milionë denarëve – mjete këto të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kredija nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.
Ministri Arbër Ademi ka deklaruar se angazhimi tij për kushte më të mira për nxënësit nuk mbaron këtu dhe se me përkushtim të madh do të vazhdojë ndërtimin edhe të sallave tjera të reja sportive.

“Më duhet të theksoj se Kumanova me rrethinë njihet si vend ku vlerat sportive kanë një rëndësi të veçantë, dhe një gjë e tillë është e dëshmuar. Prandaj, jam i bindur se nga kjo sallë sportive nga sot e tutje, do të dalin sportistë që do të arrijnë majat se tyre të suksesit si në arenën vendore ashtu dhe ndërkombëtare, me të cilët do të krenohemi të gjithë”, tha ministri Ademi, duke shtuar se misioni për krijimin e kushteve më të mira dhe përmirësimin e cilësisë nuk ndalet këtu. “Ne me përkushtim të madh do të vazhdojmë ndërtimin e sallave të reja sportive si dhe me rikonstruksionin e objekteve shkollore në rajonin e Kumanovës dhe Likovës dhe më gjerë” ka deklaruar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Related posts

Frika nga koronavirusi/ Kina dezinfekton paratë me dritë ultravjollcë dhe lëndë kimike

Televizioni Koha

Kasami takohet me ambasadorin e Holandës, z. Dirk Jan Kop

Televizioni Koha

Filipçe: Karantina, zolilimi dhe distancimi social janë masat të cilat në mënyrë të dëshmuar e ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit

Televizioni Koha

Leave a Comment